Dua Lipa ngacmon fansat nga studio
Written by radio wave on September 1, 2026
Dua Lipa ka ndezur kuriozitetin e fansave me një seri fotografish të reja nga studioja muzikore.
Ylli shqiptar i pop-it shfaqet pranë mikrofonit dhe pajisjeve të regjistrimit, duke dhënë sinjale se muzika duket se është sërish në qendër të vëmendjes së saj.

“Studio rat and other sightings”, shkroi Dua krahas fotove, duke mjaftuar për të nisur menjëherë spekulimet për një projekt të ri.
Fansat po pyesin nëse këngëtarja po përgatit këngën e radhës, një bashkëpunim apo ndonjë surprizë tjetër. Për momentin, Dua po e mban misterin, pa zbuluar asnjë detaj.
Një gjë është e sigurt: kur Dua Lipa shfaqet në studio, fansat fillojnë të presin hitin e radhës.