Egli Tako konfirmon statusin e saj sentimental
Written by radio wave on September 24, 2026
Egli Tako ka vendosur t’u përgjigjet disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, përmes rubrikës “Pyetje & Përgjigje”. Mes shumë kurioziteteve, vëmendjen e mori një pyetje që lidhej drejtpërdrejt me jetën e saj sentimentale.
Një ndjekës e pyeti nëse artistja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania është aktualisht në një lidhje dashurie. Egli zgjodhi të ishte e drejtpërdrejtë dhe dha një përgjigje shumë të shkurtër.
“Jo, nuk jam”, shkroi ajo, duke konfirmuar se aktualisht është beqare. Përgjigjja e saj vjen pas një periudhe ku jeta private e Eglit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut.
Gjatë pjesëmarrjes në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, Egli krijoi një romancë me Gjestin, marrëdhënie që u shoqërua me shumë diskutime dhe reagime gjatë dhe pas reality show-t. Historia e tyre tërhoqi vëmendje të madhe nga publiku dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Tashmë, Egli duket se e ka bërë të qartë statusin e saj sentimental, të paktën për momentin. Ndërsa pyetjet për jetën private vazhdojnë të jenë ndër më të shpeshtat që ajo merr nga ndjekësit.