Current track

Title

Artist

Egli Tako konfirmon statusin e saj sentimental

Written by on September 24, 2026

Egli Tako ka vendosur t’u përgjigjet disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, përmes rubrikës “Pyetje & Përgjigje”. Mes shumë kurioziteteve, vëmendjen e mori një pyetje që lidhej drejtpërdrejt me jetën e saj sentimentale.

Një ndjekës e pyeti nëse artistja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania është aktualisht në një lidhje dashurie. Egli zgjodhi të ishte e drejtpërdrejtë dhe dha një përgjigje shumë të shkurtër.

“Jo, nuk jam”, shkroi ajo, duke konfirmuar se aktualisht është beqare. Përgjigjja e saj vjen pas një periudhe ku jeta private e Eglit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut.

Gjatë pjesëmarrjes në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, Egli krijoi një romancë me Gjestin, marrëdhënie që u shoqërua me shumë diskutime dhe reagime gjatë dhe pas reality show-t. Historia e tyre tërhoqi vëmendje të madhe nga publiku dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Tashmë, Egli duket se e ka bërë të qartë statusin e saj sentimental, të paktën për momentin. Ndërsa pyetjet për jetën private vazhdojnë të jenë ndër më të shpeshtat që ajo merr nga ndjekësit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist