Xhuli Nura bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë binjakët
Written by radio wave on October 2, 2026
Xhuli Nura ka përjetuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë binjakët e saj, një vajzë dhe një djalë.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Xhuli, e cila ka rrëfyer emocionet e forta të këtij rrugëtimi dhe momentin kur mori në krahë dy fëmijët e saj.
Ajo e ka përshkruar lindjen si një nga përvojat më të vështira, por njëkohësisht edhe më të bukura të jetës së saj. Xhuli kishte zgjedhur të bëhej nënë e vetme përmes procedurës IVF dhe gjatë muajve të fundit ka ndarë me ndjekësit momente të ndryshme nga shtatzënia dhe përgatitjet për ardhjen në jetë të binjakëve.
Tashmë, rrugëtimi i saj ka hyrë në një kapitull krejtësisht të ri, ndërsa Xhuli ka mirëpritur dy vogëlushët e saj, një djalë dhe një vajzë.
“Mirë se erdhët në jetën time, dy dashuritë e mia të vogla”, ishte mesazhi emocionues i Xhulit për fëmijët e saj.