VAJZA E BRAD PITT HEQ ZYRTARISHT MBIEMRIN E TË ATIT

Written by on November 3, 2026

Një tjetër fëmijë i Brad Pitt dhe Angelina Jolie ka vendosur të mos mbajë më mbiemrin e aktorit të famshëm. Këtë herë bëhet fjalë për Vivienne Jolie, vajzën 18-vjeçare të ish-çiftit hollivudian, e cila ka marrë miratimin përfundimtar të gjykatës për ndryshimin e emrit të saj.

Një gjykatë në Los Angeles ka miratuar kërkesën e saj, duke bërë që emri ligjor të ndryshojë nga Vivienne Marcheline Jolie-Pitt në Vivienne Marcheline Jolie. Kërkesa ishte depozituar në muajin korrik, pak pasi ajo kishte mbushur 18 vjeç, ndërsa si arsye për këtë vendim ishin përmendur motive personale.

Në fakt, Vivienne kishte nisur ta përdorte mbiemrin e së ëmës edhe në aktivitetet publike. Në vitin 2024, kur bashkëpunoi me Angelina Jolie në produksionin e shfaqjes së Broadway-it “The Outsiders”, ajo u prezantua në materialet zyrtare vetëm si Vivienne Jolie.

Me këtë vendim, Vivienne bëhet fëmija i katërt nga gjashtë fëmijët e Brad Pitt dhe Angelina Jolie që heq ligjërisht mbiemrin e të atit. Para saj, të njëjtën zgjedhje kanë bërë Shiloh, Zahara dhe Maddox. Edhe Knox, vëllai i saj binjak, ka përdorur publikisht mbiemrin Jolie, megjithëse nuk rezulton të ketë përfunduar një ndryshim ligjor.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie u ndanë në vitin 2016, ndërsa divorci i tyre u finalizua në dhjetor të vitit 2024. Marrëdhënia e aktorit me fëmijët është komentuar shpesh në mediat ndërkombëtare, por as Vivienne dhe as motrat e vëllezërit e saj nuk kanë dhënë një shpjegim të detajuar publik për vendimet personale që kanë marrë lidhur me mbiemrin.

Një tjetër zhvillim në historinë e gjatë të familjes Jolie-Pitt, që duket se vazhdon të tërheqë vëmendjen e Hollywood-it.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



[There are no radio stations in the database]