ANJEZA GUBETINI NË NOMINIM TË PËRHERSHËM NË BIG BROTHER VIP KOSOVA 5
Written by radio wave on November 3, 2026
Publiku ka vendosur dhe Anjeza Gubetini është banorja e parë që shkon në nominim të përhershëm në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”.
Në televotimin mes Anjezës, Zojës dhe Dionit, ishte pikërisht Anjeza ajo që mori më pak vota nga publiku për të shpëtuar nga ky nominim special.
Ky zhvillim erdhi pas vendimit të tre banorëve të parë që hynë në shtëpi, Arlindës, Nichit dhe Antonetës, të cilët kishin përzgjedhur përkatësisht Dionin, Anjezën dhe Zojën për t’u përballur me këtë sfidë.
Por çfarë do të thotë nominim i përhershëm? Anjeza do të jetë automatikisht në nominim gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpi. Kjo do të thotë se në çdo televotim të ardhshëm, ajo do të jetë sërish një nga banoret në rrezik eliminimi, duke ia lënë në dorë publikut fatin e vazhdimit të garës.
Ky mekanizëm pritet të ndikojë ndjeshëm në strategjitë e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve, ndërsa për Anjezën nis një sfidë e veçantë: të fitojë mbështetjen e publikut për të vazhduar rrugëtimin drejt finales së BBVK5.





