Current track

Title

Artist

AKTORJA DELINDA DISHA KANDIDON PËR KRYETARE TË BASHKISË TEPELENË

Written by on October 23, 2025

Aktorja e njohur Delinda Disha ka surprizuar publikun me një njoftim të papritur, duke bërë të ditur se do të kandidojë për postin e kryetares së Bashkisë së Tepelenës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha”, shkroi aktorja në një postim në Instagram Story, ku ndau lajmin me ndjekësit e saj.

Me këtë hap, Disha bëhet artistja e dytë që hyn në garën politike për zgjedhjet vendore të këtij viti, pas kolegut të saj nga ekrani, Florian Binaj, i cili ka shpallur kandidaturën për Bashkinë e Tiranës.

Lajmi ka ngjallur interes dhe reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes surprizës dhe kureshtjes për të parë se si aktorja do të përballet me sfidat e politikës lokale. Disha, e njohur për rolet e saj në komedi televizive, pritet të sjellë një frymë të re në fushatën elektorale të Tepelenës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist