Blero Bëhet Baba për Herë të Dytë, Zbulohet Emri i Veçantë i Djalit
Written by radio wave on June 1, 2026
Pas ditësh spekulimesh në media dhe rrjete sociale, tashmë gjithçka është zyrtare. Blero dhe partnerja e tij, Eronita, janë bërë prindër të një djali.
Lajmi u konfirmua nga vetë Eronita, e cila ndau me ndjekësit një moment të ëmbël përmes një postimi në Instagram. Krahas portretit të vogëlushit, ajo zbuloi edhe emrin që çifti ka zgjedhur për të birin.
Djali quhet Lord, një emër mjaft i veçantë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjet.

Edhe pse Blero dhe Eronita kanë preferuar ta mbajnë larg syrit të publikut pjesën më të madhe të jetës së tyre private, ky moment i rëndësishëm nuk mund të kalonte pa u ndarë me ndjekësit e tyre.
Për këngëtarin, kjo është hera e dytë që përjeton emocionet e prindërimit. Ai është gjithashtu baba i një vajze nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Teuta Krasniqi.
Urimet për çiftin kanë vërshuar menjëherë në rrjetet sociale, ndërsa fansat i kanë uruar shëndet dhe lumturi familjes së zgjeruar.
Edhe Radio Wave i uron Bleros dhe Eronitës shumë lumturi në këtë kapitull të ri të jetës së tyre, si dhe shëndet e bekime për vogëlushin Lord.