Current track

Title

Artist

CARDI B HABIT RRJETET ME DEKLARATËN E SAJ TË ÇUDITSHME PËR HIGJIENËN PERSONALE

Written by on November 3, 2025

Reperja e njohur Cardi B ka bërë sërish bujë në rrjetet sociale, këtë herë për një arsye aspak të zakonshme. Gjatë një transmetimi live në Instagram, 33-vjeçarja pranoi me humor se nuk i kishte larë flokët për rreth tre muaj, duke i lënë ndjekësit mes habisë dhe të qeshurave.

“S’i kam larë për dy muaj,” tha ajo fillimisht, për t’u korrigjuar menjëherë pas: “Në fakt, po gënjej… ndoshta janë bërë tre muaj. S’e di, vërtet nuk e di.” Me një ton ironik, Cardi shtoi se flokët e saj “duhet të jenë plot me vezë mizash, mushkonja dhe ndoshta edhe ndonjë buburrec aty diku”, ndërsa qeshte me veten para kamerës.

Deklarata u përhap menjëherë në rrjet, duke shkaktuar një valë reagimesh në X. Përdoruesit ndanë mendime të ndryshme, nga neveria te humori. “Do vjell tani,” shkroi dikush, ndërsa një tjetër shtoi: “Imagjino aromën…” Megjithatë, pati edhe nga ata që e morën situatën me sportivitet. “Ju besoni çdo gjë që dëgjoni,” komentoi një fans, ndërsa një tjetër theksoi: “Nuk e di çfarë është më qesharake, fakti që ajo e tha apo që ju e besuat.”

Në të njëjtin live, reperja tregoi se planifikon më në fund t’u rikthehet ritualeve të kujdesit për flokët, duke shtuar: “Duhet t’i vajos mirë, sepse nesër do të merrem me flokët e mi të vërtetë. Do t’i laj dhe të mërkurën do t’i bëj gërshet.”

Cardi B, e cila është aktualisht shtatzënë me fëmijën e saj të katërt dhe të parin me futbollistin Stefon Diggs, nuk është e vetmja figurë publike që ka bërë deklarata të tilla. Kujtojmë se në vitin 2022, prezantuesi James Corden pranoi se i lante flokët çdo dy muaj, ndërsa aktorë si Jake Gyllenhaal, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë shprehur hapur se dushët e përditshme nuk janë “të domosdoshme”.

Ironikisht, vetë Cardi kishte ironizuar më parë trendin “kundër larjes” në X, duke shkruar: “Ç’është kjo punë që njerëzit po thonë se s’lahet më? Po më kruhet koka vetëm duke e dëgjuar.”
Këtë herë, duket se ajo vetë është bërë pjesë e fenomenit që dikur e tallte, duke treguar edhe një herë se çdo gjë që bën apo thotë, përfundon në qendër të vëmendjes së rrjeteve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist