Dasmë me tension në Big Brother VIP Kosova: Puthja që nuk ndodhi mes Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt
Written by radio wave on February 9, 2026
Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj kanë kurorëzuar mbrëmë dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni të organizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, në ambientet e Klan Arena. Dasma, e ndjekur me interes të madh nga publiku, u shndërrua shpejt në një nga momentet më të komentuara të sezonit.
Edhe pse atmosfera ishte festive dhe romantike, një detaj i vogël u kthye në kryefjalë të mbrëmjes: puthja e shumëpritur mes çiftit nuk ndodhi. Klodi tentoi më shumë se dy herë për një puthje në buzë, por u refuzua nga Elijona, duke krijuar një moment të sikletshëm dhe të tensionuar përpara kamerave.
Pas refuzimit, Klodi u mjaftua me një përqafim, të cilin e interpretoi si shenjë miqësie, por jo më shumë se kaq. Ky veprim ngriti dyshime mbi natyrën reale të marrëdhënies së tyre dhe mbi sinqeritetin e këtij kurorëzimi televiziv.

Megjithatë, atmosfera u rikthye në ritmin festiv falë performancës së Yllka Kuqit, e cila solli energji dhe emocion në sallë, duke zbutur disi tensionin e krijuar.
Sakaq, një tjetër detaj që ka ndezur debat në rrjet është fakti se Klodian Mihaj raportohet se ka një të dashur jashtë shtëpisë së reality show-t, çka e bën këtë martesë edhe më kontraverse dhe të mbushur me pikëpyetje.
Një dasmë që duhej të ishte simbol dashurie, por që përfundoi duke u kthyer në një nga episodet më të bujshme dhe të përfolura të showbiz-it shqiptar.