DHURATA DORA DHE NOIZY RIKTHEHEN ME “ATË DITË”: NJË BASHKËPUNIM QË PREMTOHET HIT
Written by radio wave on October 31, 2025
Dy nga emrat më të njohur të skenës shqiptare, Dhurata Dora dhe Noizy, kanë bashkuar sërish forcat në një projekt të ri muzikor që po bën bujë që në orët e para të publikimit.
Kënga e tyre më e re, e titulluar “Atë ditë”, është shoqëruar me një videoklip dinamik dhe me produksion të nivelit ndërkombëtar. Projekti është publikuar në platformat muzikore dhe në YouTube, ku ka nisur të marrë mijëra klikime vetëm pak orë pas lansimit.
Me ritme moderne, tekst që përzien nostalgjinë me energjinë e verës dhe kiminë e dukshme mes dy artistëve, “Atë ditë” pritet të bëhet një nga këngët më të dëgjuara të sezonit.
Kjo nuk është hera e parë që Dhurata Dora dhe Noizy bashkëpunojnë. Dyshja kanë sjellë më parë projekte të suksesshme që janë kthyer në hite, duke dëshmuar se bashkimi i tyre artistik është gjithmonë një formulë fituese.
Fansat kanë reaguar menjëherë pas publikimit, duke e cilësuar këngën si “super projekt” dhe duke shprehur entuziazëm për rikthimin e një prej dueteve më të pëlqyera të muzikës shqiptare.