Current track

Title

Artist

Dinamo CITY merr barazimin në Slloveni

Written by on July 24, 2026

Dinamo e Tiranës ka bërë një hap të rëndësishëm në aventurën evropiane, duke siguruar një barazim 1-1 në transfertën ndaj skuadrës sllovene Aluminij, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja zhvilloi një paraqitje të mirë, duke kontrolluar për pjesën më të madhe ritmin e lojës dhe duke krijuar disa raste të rrezikshme përpara portës kundërshtare.

Ekipi kryeqytetas kaloi në avantazh në minutën e 15-të me Hekuran Berishën, i cili realizoi një aksion spektakolar duke kaluar edhe portierin slloven përpara se të dërgonte topin në rrjetën e boshatisur.

Dinamo ishte pranë golit të dytë në disa momente, por pa arritur të konkretizonte dominimin e saj. Kur dukej se fitorja ishte pranë, Aluminij reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 84-t me Vrbanec, pas asistimit të Bloudek.

Me këtë rezultat, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Dinamo e Tiranës do të kërkojë para tifozëve të saj një tjetër paraqitje të fortë për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër të kompeticionit evropian.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist