Ditëlindja e Klodit ndez “Ferma VIP”, puthje dhe dyshime për çift të ri në fermë
Written by radio wave on April 17, 2026
Ferma VIP është përfshirë nga atmosfera festive, teksa fermerët kanë festuar ditëlindjen e Klodi në një mbrëmje të organizuar nga Agai.
Nën ritmet e muzikës, festa u kthye shpejt në një natë plot energji, ku nuk munguan kërcimet, urimet dhe momentet argëtuese mes banorëve. Konkurrentët u panë më të relaksuar dhe më të afërt se zakonisht, duke lënë për pak kohë mënjanë tensionet e përditshme të fermës.
Megjithëse ditët e fundit vëmendja ka qenë te dinamika mes Vanesa dhe Indrit, këtë herë diskutimet u zhvendosën te një tjetër dyshe.
Në qendër të komenteve u vendosën Fabjola dhe Adioni, të cilët u panë shumë pranë gjatë festës. Sipas pamjeve, mes tyre nuk munguan momentet romantike dhe puthjet, duke shtuar dyshimet se mund të ketë lindur një lidhje e re brenda shtëpisë.
Megjithatë, Fabjola e mori situatën me humor, duke bërë batutën që u komentua menjëherë nga ndjekësit: “Jemi vetëm shokë!”
Tani mbetet për t’u parë nëse ky afrimitet do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, apo gjithçka ishte thjesht një moment i krijuar nga atmosfera festive në Ferma VIP.