Current track

Title

Artist

Dua Lipa feston 31-vjetorin, urime romantike pranë bashkëshortit

Written by on August 25, 2026

Dua Lipa ka festuar 31-vjetorin e lindjes në një fundjavë romantike pranë bashkëshortit të saj, aktorit Callum Turner. Kjo ishte ditëlindja e parë e këngëtares që prej martesës së tyre këtë verë.

Dua ka ndarë me fansat disa momente nga festimi përmes një galerie në Instagram. Në fotografi ajo shfaqet e lumtur pranë Turner, ndërsa në një prej momenteve aktori e përqafon dhe e puth në kokë gjatë një shëtitjeje në natyrë.

Fundjava e ditëlindjes. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe urimet! Gati për xhiron time të radhës rreth diellit… gjërat vazhdojnë të përmirësohen”, ka shkruar Dua.

Festimi nuk ka munguar as me tortat e ditëlindjes, ndërsa çifti ka zgjedhur ta mbajë private vendndodhjen ku kaloi këtë fundjavë speciale.

Martesa e Duas dhe Callum Turner u zhvillua këtë verë në Londër, ndërsa më pas çifti festoi me familjarët dhe miqtë në Siçili.

Dua ka folur shpesh me shumë dashuri për marrëdhënien me Turner, duke e përshkruar atë si familje dhe si një person që e mbështet në jetën dhe karrierën e saj.

Nga Radio Wave i urojmë Dua Lipës 31-vjetorin! I urojmë shumë dashuri, shëndet, suksese dhe sa më shumë muzikë të bukur në vitin e saj të ri. Gëzuar ditëlindjen, Dua!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist