Dua Lipa rikthehet në Kosovë për një dasmë familjare: valle shqiptare dhe festë deri në orët e vona
Written by radio wave on September 28, 2026
Dua Lipa është rikthyer në Kosovë, këtë herë jo për koncert apo ndonjë angazhim profesional, por për një nga momentet më të rëndësishme të familjes së saj. Këngëtarja me famë botërore mori pjesë në dasmën e kushëririt të saj, Andit, në Pejë, ku festa u zhvillua në një atmosferë tipike shqiptare.
Dua u shfaq e çlirët mes familjarëve dhe të ftuarve, duke iu bashkuar edhe valleve tradicionale shqiptare. Në disa prej pamjeve të publikuara nga festa, ajo shihet duke kërcyer nën ritmet e muzikës shqiptare, ndërsa në një moment shfaqet edhe duke mbajtur një gotë mbi kokë, duke iu bashkuar atmosferës së dasmë
Në dasmë ishte i pranishëm edhe këngëtari Ramadan Krasniqi – Dani, i cili publikoi një fotografi me Duan dhe e shoqëroi me një dedikim të veçantë për të.
Pas festës, Dua ndau vetë disa fotografi dhe video nga dasma në Instagram, duke shkruar se kushëriri i saj u martua me “gruan e ëndrrave të tij” dhe se familja pati “një dasmë të madhe shqiptare”, duke shtuar: “Po na rritet rrethi!”
Një rikthim familjar, shumë larg tapeteve të kuq dhe skenave ndërkombëtare, që e solli Duan sërish në vendlindjen e familjes së saj dhe këtë herë në rolin më të thjeshtë: një vajzë shqiptare që feston dasmën e familjes së saj.