Dy festa në një ditë: Gjesti mbush 26 vjeç dhe surprizon fansat me projektin “SIR”
Written by radio wave on May 8, 2026
Kjo e premte është më speciale se kurrë për Gjesti. Artisti i njohur feston sot 26-vjetorin e lindjes, ndërsa që në orët e para të mesnatës rrjetet sociale janë mbushur me urime, dedikime dhe mesazhe të ngrohta nga miq, kolegë dhe fansa që e kanë shoqëruar në rrugëtimin e tij artistik.
Mes urimeve që kanë tërhequr vëmendje ka qenë edhe ai i DJ Gimbo, mikut dhe bashkëpunëtorit të tij të afërt, i cili i ka uruar suksese, lumturi dhe edhe më shumë arritje në këtë kapitull të ri të jetës.
Por duket se në ditëlindjen e tij, nuk është vetëm Gjesti ai që merr dhurata. Artisti ka vendosur të surprizojë publikun me një lajm që ka ndezur menjëherë fansat: sot në orën 18:00 publikohet EP-i i tij më i ri, “SIR”.
Projekti muzikor përmban pesë këngë të reja dhe, sipas burimeve pranë artistit, pritet të sjellë një tjetër anë të Gjestit, me tinguj, stil dhe energji ndryshe nga çfarë publiku ka dëgjuar deri më tani.
Nga Radio Wave, urimet më të përzemërta për Gjesti në 26-vjetorin e tij. Urojmë që muzika, suksesi dhe dashuria e publikut të të shoqërojnë në çdo hap. Gëzuar ditëlindjen dhe presim të dëgjojmë “SIR” në volum maksimal.