EMINEM NË ROMANCË ME STILISTEN shqiptare? PAMJET QË PO ÇMENDIN RRJETIN!
Written by radio wave on October 21, 2025
Pas javësh të tëra spekulimesh dhe thashethemeve që qarkullonin nëpër mediat rozë, duket se më në fund ka dalë “prova” që fansat po prisnin. Reperi legjendar Eminem është parë nën shoqërinë e Katrina Malotës, stilistes së tij të besuar – dhe këtë herë, pamjet flasin vetë!

Në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, dyshja shihet duke dalë nga një restorant luksoz në Detroit dhe më pas duke hipur në të njëjtën makinë. Momenti është komentuar gjerësisht nga fansat, të cilët janë të bindur se mes tyre po lind diçka më shumë se një bashkëpunim profesional.
Sipas burimeve të TMZ, Marshall Mathers dhe Malota janë bërë dukshëm më të afërt muajt e fundit, pas viteve të tëra bashkëpunimi në projekte të ndryshme. Katrina, e njohur ndërkombëtarisht për stilin e saj unik, ka punuar më parë me emra të mëdhenj si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent – por duket se është pikërisht Eminem ai që i ka marrë më shumë vëmendje.

As reperi dhe as stilistja nuk kanë reaguar ende publikisht për marrëdhënien e tyre të mundshme, por fansat janë të bindur se “heshtja” e tyre vetëm sa e forcon më shumë dyshimin.
Eminem, i cili dihet për privatësinë e tij ekstreme dhe distancimin nga jeta publike, rrallëherë shihet në shoqërinë e dikujt në këtë mënyrë. Kjo e bën momentin edhe më të rrallë dhe më intriguese për ndjekësit e tij.