Current track

Title

Artist

Emmy 2026 zbardh emrat e prezantuesve

Written by on September 14, 2026

Edicioni i vitit 2026 i “Emmy Awards” premton një mbrëmje të mbushur me emra të njohur të Hollywood-it, ndërsa ceremonia do të zhvillohet më 14 shtator dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga NBC dhe Peacock.

Në listën e prezantuesve janë shtuar së fundmi emra si Matthew McConaughey, Shailene Woodley, Jamie Lee Curtis, John Mulaney, Sofia Vergara, Stephen Amell, Awkwafina, Scott Caan dhe Emmy Rossum.

Një vëmendje të veçantë ka marrë Shailene Woodley, e cila vjen në ceremoni pas një tjetër momenti të rëndësishëm në karrierën e saj, pasi u nderua me një Emmy në “Creative Arts Emmys”.

Surprizë pritet të jetë edhe prania e disa prej aktorëve të lidhur me reboot-in e ardhshëm të “Baywatch”. Stephen Amell, Jessica Belkin, Brooks Nader, Noah Beck, Thaddeus LaGrone dhe Hassie Harrison janë pjesë e grupit të ri të prezantuesve, megjithëse ende nuk është konfirmuar nëse do të shfaqen së bashku në skenë.

Lista e yjeve që do të marrin pjesë si prezantues është mjaft e gjatë dhe përfshin gjithashtu Zendaya, Jon Hamm, Florence Pugh, Sally Field, Keke Palmer, Alan Cumming, Linda Cardellini, Macaulay Culkin, Dan Levy, Amy Poehler dhe Rachel Sennott.

Në qendër të ceremonisë do të jetë Mariska Hargitay, e cila do të drejtojë mbrëmjen. Aktorja vjen në këtë event pas një suksesi të rëndësishëm, pasi vetëm pak ditë më parë u vlerësua me dy çmime Emmy.

Me një kast të tillë yjesh në skenë, “Emmy Awards 2026” pritet të sjellë jo vetëm emocionet e ndarjes së çmimeve, por edhe disa nga momentet më të komentuar të mbrëmjes televizive.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist