Current track

Title

Artist

Enxhi Ngota sjell emocion dhe sinqeritet me këngën “A je ti”

Written by on October 28, 2025

Këngëtarja Enxhi Ngota ishte sot e ftuar në Radio Wave, ku ndau me publikun atmosferën, historinë dhe ndjesinë që fshihet pas këngës së saj të re “A je ti”. Projekti vjen me një frymë intime dhe personale, pasi teksti është shkruar nga vetë Enxhi, gjatë pushimeve verore pranë detit, në një moment reflektimi dhe qetësie.

Në bisedë, Enxhi tregoi se kënga i dedikohet partnerit të saj, me të cilin është aktualisht në një lidhje serioze. Ajo e përshkroi atë si “gjysmën tjetër”, personin që e ka mbështetur dhe që i ka dhënë siguri në rrugën artistike dhe emocionale.
“E kam shkruar nga zemrapara 4 vitesh kur nuk i dedikohej askujt. E tani, i dedikohet dikujt, u manifestua si kënga jonë,” – tha Enxhi.

“A je ti” sjell një ndryshim edhe në stilin e interpretimit të saj. Kënga është më e butë, më e brendshme dhe e mbushur me emocion, duke dëshmuar rritjen e saj si artiste dhe si femër që di çfarë ndjen dhe çfarë kërkon të përcjellë.

Videoklipi është xhiruar në jug të Shqipërisë, mes dritës së detit dhe nuancave verore, duke sjellë një atmosferë të lirë, të pastër dhe romantike.

Gjatë bisedës në studio, Enxhi foli edhe për performancat e saj të shumta live, veçanërisht në bregdetin e Durrësit, ku gjatë verës festat dhe mbrëmjet muzikore mbledhin një publik të gjallë — shqiptarë dhe të huaj.
“Ka një energji të papërsëritshme, njerëzit këndojnë, vallëzojnë, jetojnë momentin. Muzika aty nuk është thjesht performancë, është festë,” – u shpreh ajo.

Me këtë projekt, Enxhi tregon se është një artiste e sigurt në identitetin e saj, që e shpreh veten me ndershmëri dhe pa artific.

“A je ti” është tashmë e publikuar në YouTube dhe në platformat muzikore.
Radio Wave i uron suksese dhe pret surprizat e radhës nga Enxhi Ngota


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist