Current track

Title

Artist

Ester Exposito thyen heshtjen për Mbappe

Written by on July 10, 2026

Aktorja spanjolle Ester Exposito ka vendosur të flasë për zhurmën mediatike që e ka shoqëruar së fundmi jetën e saj private, veçanërisht pas aludimeve për një lidhje me yllin francez të futbollit, Kylian Mbappe.

Në një intervistë për “Le Parisien”, aktorja e njohur nga seriali “Elite” kritikoi mënyrën se si rrjetet sociale kanë ndryshuar raportin mes personazheve publikë dhe privatësisë. Sipas saj, sot shumë njerëz mund të marrin rolin e një paparaci vetëm përmes telefonit të tyre.

Exposito bëri të qartë se do të vazhdojë të ruajë kufijtë e saj personalë dhe të mos lejojë që jeta jashtë ekranit të marrë më shumë vëmendje sesa karriera e saj.

Aktorja foli edhe për lidhjen e saj të përfolur me futbollin, një temë që është bërë pjesë e diskutimeve për shkak të emrit të Mbappes dhe projektit të saj më të ri kinematografik “Baton”, ku trajtohet edhe bota e futbollit.

Pavarësisht interesimit të madh, Exposito pranoi se nuk ka qenë ndonjëherë një ndjekëse e madhe e këtij sporti, duke treguar se ka shkuar vetëm disa herë në stadium gjatë gjithë jetës së saj. Megjithatë, përmes rolit të ri filmik, ajo ka nisur ta kuptojë më shumë këtë univers dhe të krijojë një afërsi më të madhe me futbollin.

Edhe pse prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një romancë mes saj dhe Mbappes, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht marrëdhënien. Aktorja preferon që vëmendja të jetë te puna dhe projektet e saj, jo te spekulimet rreth jetës sentimentale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist