Fotoja e rrallë e Mimoza Ahmetit me vajzën prek rrjetin
Written by radio wave on June 3, 2026
Një kujtim i veçantë nga e shkuara ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Luka Ahmeti, vajza e poetes së njohur Mimoza Ahmeti, ka publikuar një fotografi të rrallë familjare që sjell një anë më personale të autores së famshme.
Bëhet fjalë për një imazh bardhezi të realizuar në vitin 1990, ku Mimoza Ahmeti shfaqet duke mbajtur në krahë vajzën e saj të vogël. Fotografia, e cila duket se nuk është bërë publike më herët, ka ngjallur nostalgji dhe interes mes admiruesve të poetes.

Por surprizat nuk u ndalën me kaq. Luka ndau gjithashtu me ndjekësit një prej krijimeve më të njohura të së ëmës, poezinë “Është çudi kur je femër”, duke rikthyer në vëmendje vargjet që kanë shoqëruar breza të tërë lexuesish.
Ndërkohë, Mimoza Ahmeti vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara të momentit falë pjesëmarrjes së saj në “Ferma VIP 3”. Që prej hyrjes në spektakël në fund të marsit, poetja ka spikatur me karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe debatet që kanë gjeneruar reagime të shumta në publik.

Me finalen e madhe që po afron, mbështetësit e saj po tregojnë gjithnjë e më shumë përkrahje në rrjetet sociale, ndërsa publikimi i kësaj fotografie të rrallë familjare ka shtuar edhe më shumë interesin rreth poetes së njohur.