Georgina mbështet Ronaldon pas eleminimit
Written by radio wave on July 7, 2026
Cristiano Ronaldo përjetoi një nga momentet më të vështira të karrierës së tij pasi Portugalia u eliminua nga gara për titullin botëror, ndërsa në krah nuk i mungoi mbështetja e partneres së tij, Georgina Rodriguez.
Pas humbjes 1:0 ndaj Spanjës, e cila u vendos në minutat shtesë falë golit të Mikel Merinos, Ronaldo u largua nga fusha mes emocionesh të forta. Kamerat e kapën 41-vjeçarin me lot në sy, pamje që u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe prekën miliona tifozë.

Pak pas përfundimit të ndeshjes, Georgina reagoi në Instagram duke shpërndarë një postim të Nike, sponsorit afatgjatë të yllit portugez. Në imazh shfaqej profili i Ronaldos i shoqëruar me mesazhin: “Legjenda vazhdon të jetojë” dhe “Historia vazhdon”.
Modelja, e ndjekur nga mbi 74 milionë persona në Instagram, e shoqëroi postimin me një zemër të kuqe, një gjest i interpretuar nga fansat si një mesazh i qartë mbështetjeje për partnerin e saj.
Eliminimi i Portugalisë ka ndezur edhe spekulimet për të ardhmen e Ronaldos me kombëtaren. Shumë e shohin këtë si fundin e një kapitulli historik, ndërsa mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të vazhdojë të veshë fanellën portugeze.
Ronaldo mban dy rekorde të jashtëzakonshme me Portugalinë, me 233 ndeshje të zhvilluara dhe 146 gola të shënuar, statistika që e kanë bërë një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e sportit.