Haaland pushton rrjetin
Written by radio wave on July 7, 2026
Erling Haaland vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në botën e futbollit, por këtë herë jo për golat e tij. Sulmuesi norvegjez është kthyer në fenomen në rrjetet sociale falë mënyrës së tij spontane dhe pa filtra.
Ndryshe nga shumë yje të sportit që kujdesen për çdo detaj të imazhit të tyre online, Haaland publikon në Snapchat momente krejtësisht natyrale. Selfie nga kënde të pazakonta, video me pizhame mëndafshi dhe postime pa asnjë përpunim kanë bërë që fansat ta vlerësojnë edhe më shumë për origjinalitetin e tij.
Edhe mënyra karakteristike e ecjes dhe e vrapimit është bërë virale. Në TikTok, mijëra përdorues kanë nisur ta imitojnë, ndërsa videot kanë grumbulluar miliona shikime dhe komente plot humor.
“Ngjashmëria është e pabesueshme”, “I ngjan Haalandit më shumë se vetë Haalandi” dhe “Mos u tall me heroin tonë” janë vetëm disa nga reagimet që dominojnë rrjetin.
Ajo që e bën edhe më të veçantë sulmuesin e Manchester City është fakti se ai nuk i shmang këto meme. Përkundrazi, Haaland i pranon me sportivitet dhe humor, duke treguar se nuk ka frikë të qeshë edhe me veten. Pikërisht kjo sjellje ka forcuar edhe më shumë lidhjen e tij me fansat në mbarë botën.