Current track

Title

Artist

Haaland “shpjegon” ciklin menstrual, fushata bëhet virale

Written by on July 30, 2026

Erling Haaland është bërë fytyra e një prej fushatave më kreative në rrjetet sociale, edhe pse këtë herë jo për gola apo futboll. Platforma Hiya Healthcare, e specializuar në shëndetin e grave, ka përdorur imazhin e sulmuesit norvegjez për t’u shpjeguar burrave ciklin menstrual në një mënyrë plot humor.

Në postimin që u bë viral në Instagram, secila fazë e ciklit menstrual ilustrohet me fotografi të ndryshme të Haaland, duke përshkruar me nota komike ndryshimet fizike dhe emocionale që përjetojnë gratë gjatë muajit.

Mesazhi që shoqëronte fushatën ishte po aq ironik: “Nëse gratë duhet ta kuptojnë futbollin, që luhet çdo katër vjet, atëherë burrat duhet ta kuptojnë ciklin menstrual, që ndodh çdo muaj.”

Postimi u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mori mijëra reagime pozitive. Shumë përdorues e cilësuan si një mënyrë inteligjente dhe argëtuese për të folur mbi një temë të rëndësishme, ndërsa vlerësuan kreativitetin e ekipit të marketingut.

Edhe pse Erling Haaland nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në këtë fushatë, popullariteti i tij është shfrytëzuar për të përcjellë një mesazh edukues, duke e kthyer postimin në një nga iniciativat më të komentuara të ditëve të fundit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist