ILNISA AGOLLI I KTHEHET MERITON MJEKIQIT: “QËNDRIMI IM ËSHTË MË I MADH SE EGOJA JOTE”
Written by radio wave on October 20, 2025
Duket se paqja mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit është ende larg. Pas deklaratës së fundit të Meritonit, i cili e quajti ish-partneren “Ilnisa e showbiz-it”, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre nuk ka qenë serioze, Ilnisa ka reaguar hapur në rrjete sociale.
Në një postim në Instagram, ajo ka shkruar: “My attitude is bigger than your ego” – një mesazh i drejtpërdrejtë që fansat e kanë interpretuar si kundërpërgjigje për Meritonin.

Romanca e tyre nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku u komentua gjerësisht nga publiku, por pas daljes nga formati marrëdhënia mori fund mes thumbave dhe heshtjeve të nënkuptuara.
Duket se kjo histori vazhdon të tërheqë vëmendje, ndërsa të dy ish-konkurrentët po ndajnë “mesazhe” të fshehta përmes rrjeteve sociale.