JAMES BLUNT NUK EKZISTON MË! TANI QUHET RYAN AIR

Written by on November 18, 2026

Po sikur të publikoje një album dhe, nëse ai bëhej numër një, të ndryshoje emrin në një kompani ajrore? Duket si shaka, por James Blunt e bëri realitet!

Këngëtari britanik kishte vendosur një bast me fansat: nëse albumi i tij i ri “Airplane Mode” arrinte vendin e parë në klasifikimin britanik, ai do të ndryshonte ligjërisht emrin në Ryan Air, një lojë fjalësh me emrin e kompanisë ajrore Ryanair.

Dhe fansat e mbajtën premtimin! Albumi arriti në vendin e parë, duke i dhuruar James suksesin e parë në krye të klasifikimit britanik pas plot 19 vitesh.

Por artisti nuk u tërhoq nga sfida. Ai publikoi dokumentacionin e aplikimit për ndryshimin e emrit, duke treguar se nga James Hillier Blount kërkonte të bëhej Ryan Bel Air. Madje, ndau edhe faturën prej 53.05 paundësh për këtë procedurë.

Sigurisht, historia nuk mund të përfundonte pa reagimin e vetë Ryanair. Kompania ishte përfshirë edhe më herët në këtë histori me batuta dhe një telefonatë humoristike, duke i kujtuar këngëtarit se mund të kishte pasoja nëse merrte emrin e saj!

Kjo nuk është hera e parë që James luan me fansat. Në vitin 2024 kishte premtuar se do të bëhej “Blunty McBluntface” nëse albumi i tij debutues arrinte sërish vendin e parë, por atëherë mbeti në vendin e shtatë.

Mesa duket, këtë herë fansat nuk ia falën!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



[There are no radio stations in the database]