ROBERT PATTINSON BËHET JAMES BOND, POR JAMES BLUNT KA NJË PROBLEM ME IDENTITETIN
Written by radio wave on November 18, 2026
Hollywood ka një agjent të ri 007 dhe bëhet fjalë për Robert Pattinson! Por ndërsa fansat diskutojnë për aventurën e tij të re si James Bond, një tjetër James vendosi të mos qëndronte jashtë historisë.
Këngëtari britanik James Blunt reagoi me stilin e tij karakteristik të humorit, duke publikuar një video parodi që imiton prezantimin zyrtar të aktorit si agjenti më i famshëm sekret i kinemasë.
Në vend të armës ikonike të Bond-it, Blunt shfaqet me një banane në dorë. Ai del nga errësira, qëron frutin, merr një kafshatë dhe zhduket sërish, duke e kthyer skenën dramatike në një moment krejtësisht absurd.
Por surpriza më e madhe vjen në fund, ku shfaqet mesazhi “James Blunt will not return”, ndërsa identiteti i ri i këngëtarit prezantohet si Ryan Air!
Kjo është edhe një referencë ndaj shakasë së tij të fundit me fansat, pasi këngëtari ka nisur procedurën për të ndryshuar emrin pas suksesit të albumit “Airplane Mode”.
Ndërkohë, Robert Pattinson ka marrë zyrtarisht rolin e James Bond dhe do të pasojë Daniel Craig në filmin e ardhshëm, i cili do të drejtohet nga Denis Villeneuve.
Duket se Pattinson do të ketë përgjegjësinë për të shpëtuar botën, ndërsa Ryan Air do të kujdeset për argëtimin e publikut!





