Current track

Title

Artist

Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë

Written by on July 22, 2026

Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, Nadia Ferreira, kanë ndarë me publikun një nga momentet më të bukura të jetës së tyre. Çifti ka mirëpritur vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Myla.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku dyshja shprehu emocionet dhe lumturinë për ardhjen në jetë të anëtares më të re të familjes. Publikimi u prit me mijëra urime nga fansat dhe figura të njohura të botës së artit.

Për Nadia Ferreira, Myla është fëmija i dytë me Marc Anthony-n, pas lindjes së djalit të tyre Marcos në vitin 2023. Ndërkohë, për këngëtarin latin kjo është hera e tetë që bëhet baba, duke zgjeruar edhe më shumë familjen e tij të madhe.

Marc Anthony dhe Nadia Ferreira u martuan në janar të vitit 2023 dhe që prej asaj kohe kanë ndarë herë pas here momente nga jeta e tyre familjare. Me ardhjen në jetë të Mylës, çifti nis një kapitull të ri, ndërsa fansat kanë mbushur rrjetet sociale me urime dhe mesazhe për familjen e tyre.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist