Current track

Title

Artist

Mimoza Ahmeti tregon pse refuzon protestat

Written by on July 14, 2026

Fituesja e edicionit të fundit të “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti, ka vendosur t’u japë fund aludimeve për një përfshirje të saj në protestat që po zhvillohen prej javësh në Tiranë.

Gjatë një transmetimi “Live” në TikTok me producentin Eraldo Rexho, Ahmeti u shpreh qartë se nuk ka ndërmend t’u bashkohet protestuesve, duke theksuar se pas tre muajsh në reality show ndihet e rraskapitur si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht.

“Ku kam takat unë për protestë, jam lodhur, jam gërdis, plot tre muaj në fermë”, u shpreh ajo, duke iu përgjigjur ndjekësve që e nxisnin të dilte në shesh.

Më pas, Mimoza kujtoi periudhat kur, sipas saj, ishte vetë ajo që protestonte për çështje që i konsideronte të rëndësishme, ndërsa shumë prej atyre që sot kërkojnë pjesëmarrjen e saj nuk e mbështesnin.

“Kur kam protestuar unë që në vitin 2000, ju talleshit me mua. Tani protestoni ju pak për mua, të rri edhe unë në shtëpi siç rrinit ju atëherë kur protestoja unë”, deklaroi ajo, duke shtuar edhe shprehjen popullore: “Me radhë lëpihen viçat”.

Ahmeti ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mesazhin dhe qëllimin e protestave aktuale, duke thënë se nuk arrin të kuptojë se çfarë kërkohet konkretisht.

“Së pari, kërkoni gjërat që doni vërtet. Kjo protestë po bëhet e çuditshme, po merr përmasa gjeopolitike dhe unë nuk po e kuptoj më”, u shpreh fituesja e “Ferma VIP”, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të bëhet pjesë e një kauze që, sipas saj, mbetet e paqartë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist