Big Basta transformohet, Vesa Luma: “Kam burrë të ri”
Written by radio wave on July 14, 2026
Big Basta ka surprizuar ndjekësit me ndryshimin e tij të fundit në pamje, pas ndërhyrjes që ka kryer për rënien në peshë. Reperi ka zbuluar se në vetëm pak muaj ka humbur më shumë se 25 kilogramë, duke sjellë një transformim të dukshëm fizik.
Ndërkohë, mbjelljen e flokëve artisti e kishte realizuar rreth dy vite më parë, një ndryshim që së bashku me dobësimin e fundit ka ndikuar ndjeshëm në pamjen e tij.
Rezultati nuk i ka shpëtuar as bashkëshortes së tij, këngëtares Vesa Luma, e cila ka reaguar me humor në rrjetet sociale duke bërë shaka me ndryshimin e partnerit të saj.
“Çfarë nafake paskam pas – me burrë të ri. Mas 15 vjetësh pa e ndërru burrin e vjetër, Big Basta tashmë me flokë, me trup e me energji të reja”, ka shkruar Vesa në postimin e saj.
Komenti i këngëtares ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar me humor transformimin e reperit dhe batutën e Vesës për “burrin e ri”.
Pas këtij ndryshimi, Big Basta duket se ka nisur një kapitull të ri, duke treguar se kujdesi për veten dhe ndryshimet personale mund të sjellin një energji të re edhe në jetën e artistëve.