Current track

Title

Artist

Lamine Yamal kundër racizmit: “Futbolli bashkon njerëzit”

Written by on July 14, 2026

Ylli i ri i futbollit spanjoll, Lamine Yamal, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e ish-kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, për përbërjen e Kombëtares së Francës.

Rajoy kishte komentuar ekipin francez duke thënë: “Franca ka një skuadër të nivelit shumë të lartë… por pa francezë”, një deklaratë që shkaktoi reagime të forta dhe u kritikua nga shumë persona si një koment diskriminues ndaj lojtarëve me origjina të ndryshme që përfaqësojnë Francën.

Në një reagim publik, Lamine Yamal zgjodhi të përcjellë një mesazh për tolerancën dhe rolin e futbollit në bashkimin e shoqërisë.

“Futbolli shërben për të integruar njerëzit në shoqëri. Shembujt më të mirë të integrimit janë Spanja dhe Franca”, u shpreh talenti spanjoll.

Fjalët e Yamal u përhapën gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë tifozë e vlerësuan qëndrimin e tij si një përgjigje të matur dhe një mbështetje për diversitetin në sport.

Sulmuesi i Barcelonës është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të brezit të ri të futbollit, ndërsa mesazhi i tij ka rikthyer edhe një herë në vëmendje rolin që sporti luan përtej fushës së lojës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist