Current track

Title

Artist

Nga Ferma VIP në skenë, Bujaka dhe Mimoza publikojnë “Lule Mimoza”

Written by on July 23, 2026

Pas eksperiencës së tyre në Ferma VIP 3, Bujaka dhe fituesja e edicionit, Mimoza Ahmeti, kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të parë muzikor. Dy ish-konkurrentet kanë publikuar këngën e re me titull “Lule Mimoza”, duke shënuar një hap të ri në karrierën e tyre artistike.

Projekti mban firmën e Nasty Music dhe Alandy, ndërsa beat-i është punuar nga Lucky FLP dhe Alandy. Përveç interpretimit, Bujaka dhe Mimoza kanë kontribuar edhe në tekstin e këngës, duke e bërë këtë projekt një krijim të përbashkët.

Videoklipi, i realizuar nga Spotlight Media, i jep këngës një atmosferë moderne dhe dinamike, duke e kompletuar projektin me një paraqitje vizuale të kuruar.

“Lule Mimoza” është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat muzikore dhe pritet të tërheqë vëmendjen e publikut, veçanërisht të fansave që i ndoqën gjatë rrugëtimit të tyre në Ferma VIP 3.

Kujtojmë se Mimoza Ahmeti u shpall fituesja e edicionit të tretë të spektaklit, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 129 mijë eurosh.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist