“Nuk jam i dashuruar”: Miri sqaron raportin me Selin dhe flet për fitoren në BBV
Written by radio wave on April 16, 2026
Banori i Big Brother VIP Albania, Armir Shahini, ka ndarë më shumë detaje nga eksperienca e tij në shtëpinë më të famshme në vend gjatë një interviste për Big Brother Radio me Jonida Aliçkolli.
Këngëtari foli hapur për rrugëtimin e tij në këtë format, duke pranuar se përveç momenteve të bukura, nuk kanë munguar as sfidat dhe situatat e vështira që kanë shoqëruar eksperiencën e tij.
Një nga pikat më të komentuara ka qenë raporti me Selin Bollati. Miri u shpreh se publiku mund ta ketë keqkuptuar në lidhje me ndjenjat e tij, duke sqaruar se nuk ka pasur një lidhje dashurie me të.
Ai theksoi se afrimiteti i tyre është interpretuar më shumë seç duhet, ndërsa ritheksoi se ndjenjat romantike nuk kanë qenë pjesë e kësaj marrëdhënieje, pavarësisht dinamikës së krijuar brenda shtëpisë.
Nga ana tjetër, anëtari i West Side Family u ndal edhe te gara, duke shprehur bindjen se e meriton fitoren për shkak të mënyrës se si ka përballuar gjithë eksperiencën.
Megjithatë, ai nuk hezitoi të përmendë edhe një emër tjetër si pretendent serioz: nëse nuk do të ishte ai fituesi, sipas tij, kurora i takon pikërisht Selin Bollatit.
Deklaratat e tij pritet të rikthejnë vëmendjen mbi raportet dhe strategjitë brenda formatit, ndërsa gara po shkon drejt finales.