Current track

Title

Artist

Pas hitit që pushtoi skenën, Tayna flet hapur për Dafinën: Nuk kemi më kontakt

Written by on May 11, 2026

Kanë kaluar gjashtë vite që kur Tayna dhe Dafina Zeqiri sollën një nga bashkëpunimet më të komentuara të muzikës shqiptare, “Bye Bye”, një projekt që u kthye menjëherë në fenomen dhe që edhe sot vazhdon të dëgjohet nga fansat.

Megjithatë, pas suksesit të madh që shënoi dueti i tyre, rrugët e dy artisteve duket se janë ndarë jo vetëm profesionalisht, por edhe personalisht. Prej vitesh në rrjet kanë qarkulluar aludime mbi raportin mes tyre, ndërsa tani vetë Tayna ka vendosur të flasë pa filtra.

Në një intervistë së fundmi, reperja u pyet nëse publiku mund të presë një tjetër bashkëpunim me Dafinën, por përgjigjja e saj ishte më shumë se e qartë. Sipas artistes, “Bye Bye” është një këngë që ka kaluar kufijtë e një bashkëpunimi të zakonshëm dhe tashmë konsiderohet ikonike.

Tayna u shpreh se disa projekte janë aq të mëdha sa çdo tentativë për t’i përsëritur mund të zbehë magjinë e asaj që është krijuar fillimisht. Ajo madje solli si shembull bashkëpunime botërore, duke përmendur Shakira dhe Beyoncé, duke theksuar se ndonjëherë është më mirë t’i lësh gjërat ashtu siç publiku i ka dashur.

Por deklarata që mori më shumë vëmendje ishte ajo ku artistja pranoi se sot nuk ka më as kontakt dhe as shoqëri me Dafinën, duke i dhënë fund njëherë e mirë spekulimeve që kanë qarkulluar prej kohësh.

Mesa duket, “Bye Bye” nuk ishte vetëm titulli i këngës… por edhe i raportit mes dy yjeve të skenës shqiptare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist