Ronela shpërthen ndaj komenteve online
Written by radio wave on August 6, 2026
Ronela Hajati ka reaguar me tone të forta ndaj gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, duke kritikuar mënyrën se si shumë përdorues komunikojnë dhe sulmojnë personazhet publike.
Përmes një postimi në InstaStory, këngëtarja u shpreh e zhgënjyer nga niveli i komenteve që lexon çdo ditë, duke theksuar se shpesh mbetet e habitur nga fjalori dhe sjellja e njerëzve në platformat online.
Artistja vuri në dukje se komentet fyese nuk vijnë vetëm nga të rinjtë, por edhe nga persona të rritur e me familje, të cilët, sipas saj, zgjedhin të përhapin negativitet dhe urrejtje në vend të respektit.
Ronela u bëri thirrje atyre që harxhojnë kohën duke sulmuar të tjerët në internet ta përdorin atë energji për të përmirësuar jetën dhe problemet e tyre personale.
Reagimi i saj ka ngjallur debat mes ndjekësve në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje diskutimin mbi gjuhën e urrejtjes dhe etikën e komunikimit në botën digjitale.