Current track

Title

Artist

Sabrina Carpenter kërkon mbrojtje nga përndjekësi

Written by on June 3, 2026

Momente të vështira për Sabrina Carpenter. Këngëtarja dhe ylli i muzikës pop ka siguruar një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje pasi një person dyshohet se e ka përndjekur për javë të tëra dhe ka tentuar të hyjë në banesën e saj në Hollywood Hills.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, 31-vjeçari William Applegate dyshohet se ka ndjekur lëvizjet e artistes që prej muajit prill. Situata u bë më shqetësuese kur ai u shfaq pranë shtëpisë së saj dhe, sipas pretendimeve, tentoi të hapte derën e rezidencës.

Raportohet se edhe pas ndërhyrjes së policisë dhe arrestimit të tij, ai është rikthyer sërish në të njëjtën adresë vetëm pak ditë më vonë, duke rritur shqetësimet për sigurinë e këngëtares.

Në deklaratën e saj, Sabrina Carpenter ka bërë të ditur se ngjarja i ka shkaktuar ankth dhe stres emocional, ndërsa ka shprehur frikën për sigurinë personale. Artistja ka argumentuar se pretendimet e burrit, i cili besonte se kishte një lidhje me të dhe se ishte i mirëpritur në shtëpinë e saj, tregojnë një sjellje obsesive dhe të rrezikshme.

Si masë mbrojtëse, gjykata e Los Angelesit ka urdhëruar që Applegate të mos afrohet pranë këngëtares apo banesës së saj në një distancë më të vogël se 90 metra. Autoritetet kanë vlerësuar se sjellja e tij përputhet me rastet tipike të përndjekjes, të cilat mund të përshkallëzohen në situata serioze.

Ndërsa çështja pritet të rikthehet në gjykatë më 17 qershor, Sabrina Carpenter po përpiqet të shijojë një periudhë pushimi pas një viti intensiv të mbushur me koncerte, festivale dhe projekte muzikore që e kanë vendosur në qendër të vëmendjes globale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist