Selin Bollati flet pas fitores në BBVA: Nga shoku emocional te planet me dj Gimbon
Written by radio wave on April 20, 2026
Menjëherë pas triumfit në Big Brother VIP Albania, fituesja e këtij edicioni Selin Bollati ka ndarë emocionet e saj të para në një intervistë për Top Channel.
Mes atmosferës festive dhe emocioneve të forta, Selin u shpreh se ende nuk e ka përpunuar plotësisht fitoren pas një rrugëtimi të gjatë prej 120 ditësh brenda shtëpisë.
Ajo tregoi se fillimisht mendonte se eksperienca e saj do të zgjaste vetëm pak javë, por aventura përfundoi duke u kthyer në një eksperiencë të plotë katërmujore që ndryshoi shumë tek ajo.
Fituesja theksoi se vlera më e madhe që mori nga ky format nuk ishte vetëm çmimi financiar, por dashuria dhe mbështetja e publikut, të cilën e cilësoi si fitoren më të rëndësishme.
Sa i përket jetës personale, Selin la të kuptohet se raporti me Gimbion pritet të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë, këtë herë larg kamerave dhe vëmendjes së publikut.
Në finalen e madhe, Selin u shpall fituese pas televotimit kokë më kokë me Miri, ndërsa Mateo dhe Rogerti u renditën në vendin e tretë dhe të katërt.