Current track

Title

Artist

Selin dhe Gimbo japin sinjalin që fansat prisnin pas BBV

Written by on April 21, 2026

Selin Bollati u shpall fituese e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh dhe vëmendjen e publikut. Gjatë gjithë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo arriti të krijojë një mbështetje të madhe nga fansat, që e çuan deri te fitorja.

Por përtej suksesit në lojë, Selin u komentua shumë edhe për afrimitetin me Gimbo, konkurrentin nga Kosova. Marrëdhënia e tyre u kthye në një nga historitë më të ndjekura të këtij sezoni.

Pas finales, shumë ndjekës pyesnin nëse kjo lidhje do të mbetej vetëm brenda mureve të shtëpisë apo do të vazhdonte edhe jashtë saj. Dhe duket se përgjigjja ka ardhur shpejt.

“Vazhdon…”, ka shkruar së fundmi Gimbo në një postim që ndezi rrjetin dhe u interpretua menjëherë si konfirmim se historia me Selinin po vijon edhe pas Big Brother VIP Albania.

Me këtë mesazh të shkurtër, ai duket se ka shuar dilemat e publikut dhe ka gëzuar fansat e çiftit. Tani të gjithë presin të shohin hapat e radhës të dyshes jashtë kamerave.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist