Current track

Title

Artist

Shakira kritikohet pasi “injoroi” kameramanin që u rrëzua në koncert

Written by on April 17, 2026

Shakira është rikthyer në qendër të debatit në rrjetet sociale, pasi një video nga një koncert i saj në Meksikë është bërë sërish virale dhe ka ndezur reagime të shumta.

Pamjet i përkasin një performance të mbajtur në shtator në Veracruz, ku artistja shihet duke kaluar mes turmës për t’u ngjitur në skenë. Në atë moment, një kameraman që po e filmonte duke ecur mbrapsht humb ekuilibrin dhe rrëzohet para saj.

Në video duket se këngëtarja ndalet për një çast, e vështron situatën dhe më pas vijon rrugën drejt skenës pa ndërhyrë. Ndërkohë, persona të tjerë pranë kameramanit afrohen menjëherë për ta ndihmuar.

Kjo skenë ka ndarë opinionin publik. Një pjesë e përdoruesve e kanë kritikuar artisten, duke argumentuar se duhej të ndalonte për t’u siguruar që kameramani ishte mirë. Të tjerë, ndërkohë, mendojnë se reagimi është ekzagjeruar dhe se ndalimi i saj do të krijonte konfuzion gjatë hyrjes në skenë.

Postimi që e riktheu videon në qarkullim ka kaluar mbi 2.5 milionë shikime dhe ka mbledhur mijëra komente, duke e kthyer momentin në një nga temat më të diskutuara online.

Artistja ndodhej në Meksikë në kuadër të turneut të saj “Las Mujeres Ya No Lloran”, ndërsa së fundmi theu rekord pjesëmarrjeje me një koncert falas në Mexico City, ku morën pjesë rreth 400 mijë persona.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist