Shpërthen Artan Kola pas eliminimit: akuza të forta ndaj rogertit
Written by radio wave on March 24, 2026
Eliminimi i Artan Kolës nga Big Brother VIP Albania 5 nuk kaloi aspak në heshtje. Përkundrazi, këngëtari ka zgjedhur të flasë pa filtra menjëherë pas daljes, duke ndezur debat me deklarata të forta dhe të papritura.
I ftuar në Ftesë në 5, Kola nuk kurseu askënd nga ish-banorët, madje zbuloi se kishte refuzuar t’i takonte pas përfundimit të aventurës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Me një ton të ashpër, ai hodhi akuza direkte ndaj një prej konkurrentëve, Rogertit, duke sjellë në vëmendje të shkuarën e tij jashtë lojës dhe duke lënë të kuptohet se shumë gjëra nuk u thanë gjatë qëndrimit në shtëpi.
Por polemikat nuk mbarojnë këtu. Artisti rrëfeu edhe një anë më personale, duke treguar se eksperienca në reality show pati ndikim të fortë në familjen e tij. Sipas tij, bashkëshortja u përball me një situatë të rënduar emocionalisht nga ajo që ndodhte brenda dhe jashtë shtëpisë, ndërsa ai vetë ishte i vetëdijshëm që pjesëmarrja mund të sillte në sipërfaqe episode të pakëndshme nga e kaluara.
Në mes të gjithë zhurmës, Tani dha edhe versionin e tij për eliminimin: një karakter i drejtpërdrejtë që, sipas tij, nuk është “përtypur” mirë në lojë. Ai e pranon se ky tipar e ka penalizuar jo vetëm në Big Brother, por edhe gjatë gjithë jetës së tij.
Rikthimi i tij në vëmendje publike duket se sapo ka nisur, dhe nëse këto deklarata janë vetëm fillimi, atëherë drama jashtë shtëpisë mund të jetë edhe më e fortë se ajo që u pa në ekran.