Current track

Title

Artist

Tajfuni “Dolphin” alarmon Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona

Written by on August 10, 2026

Kina lindore është përfshirë nga moti ekstrem, pasi tajfuni “Dolphin” solli reshje të dendura dhe rrezik të lartë për përmbytje e rrëshqitje dheu.

Mbi një milion banorë janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara, ndërsa vetëm në Shangai rreth 215 mijë persona janë zhvendosur për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Situata është veçanërisht shqetësuese për shkak të sasisë së jashtëzakonshme të reshjeve. Një stacion meteorologjik në qendër të Shangait regjistroi nivelin më të lartë të reshjeve brenda 24 orëve në më shumë se një shekull e gjysmë.

Edhe pse tajfuni ka humbur një pjesë të fuqisë, autoritetet kanë paralajmëruar se reshjet intensive do të vijojnë në disa zona të Kinës deri të mërkurën.

Stuhia ka shkaktuar gjithashtu kaos në transport. Mbi 1,300 fluturime janë anuluar në Shangai, ndërsa disa shërbime të transportit publik janë pezulluar për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa banorëve në zonat e prekura u është kërkuar të tregojnë kujdes maksimal.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist