Current track

Title

Artist

Pse Drake duket i fiksuar pas shqiptarëve? Detaji që po bën xhiron e rrjetit

Written by on April 21, 2026

Drake vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo vetëm për muzikën e tij. Reperi kanadez po komentohet gjerësisht nga fansat shqiptarë, të cilët kanë vënë re një detaj mjaft interesant: emri i djalit të tij, Adonis Graham, lidhet drejtpërdrejt me emrin shqiptar “Shqip”.

Në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë komentet dhe teoritë se artisti mund të ketë një simpati të veçantë për shqiptarët, sidomos duke ditur që prej kohësh Drake ka treguar interes për kultura të ndryshme dhe komunitete me ndikim në botë. Për shumë ndjekës shqiptarë, fakti që emri i djalit të tij tingëllon si “Shqip” është parë si një tjetër sinjal interesant.

Diskutimet u shtuan edhe më shumë pasi Drake u pa së fundmi duke xhiruar një videoklip të ri në Toronto, ku pranë tij ishte edhe i biri. 8-vjeçari tërhoqi vëmendjen në set, ndërsa u filmua duke qëndruar në një makinë policie, skenë që pritet të jetë pjesë e klipit të ri.

Nuk është hera e parë që Adonis bëhet pjesë e projekteve të artistit, pasi më herët është shfaqur edhe në videoklipin e këngës 8AM in Charlotte. Drake duket se po e afron gjithnjë e më shumë familjen me artin e tij, ndërsa fansat shqiptarë tashmë kanë gjetur arsyen e tyre për ta komentuar edhe më shumë.

Rastësi apo jo, një gjë është e sigurt: emri “Shqip” ka bërë që rrjeti shqiptar ta ndjejë Drake më pranë se kurrë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist