Current track

Title

Artist

Brikena dhe Mateo ndezin thashethemet pas BBVA, pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit

Written by on April 21, 2026

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar afterparty i Big Brother VIP Albania, ku morën pjesë pothuajse të gjithë ish-banorët e këtij sezoni. Një natë feste, muzike dhe emocionesh, por vëmendja më e madhe ra mbi dy emra shumë të komentuar.

Brikena dhe Mateo u kthyen në kryefjalën e mbrëmjes, pasi në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë foto ku dyshja shfaqen më të afërt se kurrë më parë.

Pamjet kanë ngritur menjëherë dyshimet se mes tyre ka nisur një lidhje larg kamerave, duke surprizuar jo pak ndjekësit e spektaklit. Edhe pse brenda shtëpisë raporti i tyre ishte komentuar shpesh, duket se jashtë formati gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë.

Fansat tashmë janë kureshtarë të dinë nëse kjo histori sapo ka nisur apo nëse do të shndërrohet në një romancë serioze. Një gjë është e sigurt: Brikena dhe Mateo kanë rrëmbyer gjithë vëmendjen pas finales së madhe.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist