Eliminim surprizë në Ferma VIP, Klod Dedja largohet nga gara
Written by radio wave on April 21, 2026
Mbrëmjen e djeshme, Ferma VIP solli një tjetër moment të fortë për publikun me eliminimin e radhës. Klod Dedja ishte fermeri që u detyrua të ndërpriste rrugëtimin e tij, duke lënë përfundimisht garën.
Klodi ndodhej në nominim së bashku me Blerina dhe Malbora, pas humbjes së sfidës në spektaklin e së premtes. Të tre prisnin vendimin final, ndërsa gjithçka mbetej në dorën e publikut.
Në fund, votat e teleshikuesve vendosën që Klodi të largohej, duke humbur kështu mundësinë për të vazhduar më tej drejt çmimit të madh.
Largimi i tij u komentua menjëherë në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e cilësuan si një nga surprizat e këtij edicioni. Ndërkohë, gara në Ferma VIP bëhet çdo javë edhe më e fortë.