Momenti që “ngriu” Shtëpinë e Bardhë: Gjesti i Melanias ndaj Trumpit ndez rrjetin
Written by radio wave on April 30, 2026
Një mbrëmje që duhej të ishte simbol elegance dhe protokolli u kthye në një nga momentet më të komentuara të showbiz-it politik. Gjatë një darke zyrtare në Shtëpia e Bardhë, të organizuar në nder të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, një detaj i vogël mes Donald Trump dhe Melania Trump mori gjithë vëmendjen.
Në pamjet që u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, çifti shihet teksa pozon për fotografët, por atmosfera duket larg harmonisë së zakonshme. Në një moment kyç, Melania lëshon dorën e Trumpit, duke krijuar një skenë që shumë e interpretuan si të ftohtë dhe të sikletshme. Edhe pse ajo ruan një buzëqeshje formale për kamerat, tensioni perceptohet lehtësisht.
Situata nuk përfundoi aty. Pak më vonë, Trump tenton sërish të afrohet dhe të kapë dorën e saj. Për disa sekonda ata ndërthurin gishtat, por momenti nuk kalon pa u analizuar në detaje nga publiku online, ku çdo gjest u lexua mes rreshtave.
Reagimet nuk munguan. Në platformën X, komentet shpërthyen, duke shkuar nga ironia deri te spekulimet e forta për marrëdhënien e çiftit. Disa përdorues e quajtën skenën “poshtëruese”, ndërsa të tjerë sugjeruan se distanca mes tyre është tashmë e dukshme.
Ironikisht, po atë mbrëmje, Trump solli në vëmendje një moment personal gjatë fjalës së tij. Teksa përshëndeste të ftuarit mbretërorë, ai përmendi martesën e gjatë të prindërve të tij, duke bërë edhe një koment të drejtpërdrejtë ndaj Melanias: sipas tij, rekordi prej 63 vitesh martesë është diçka që ata “nuk do ta arrijnë”.
Një deklaratë që, në dritën e momenteve të kapura nga kamerat, vetëm sa i shtoi më shumë zjarr diskutimeve që tashmë kanë marrë dhenë.