George Lucas: AI është e ardhmja e kinemasë
Written by radio wave on July 16, 2026
George Lucas nuk beson se industria e filmit mund ta ndalë përhapjen e inteligjencës artificiale. Krijuesi legjendar i “Star Wars”, tashmë 82 vjeç, ka dhënë një mesazh të qartë për Hollywood-in: AI do të bëhet pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e mënyrës se si realizohen filmat.
Në një intervistë për “A Rabbit’s Foot”, Lucas u shpreh se inteligjenca artificiale mund ta bëjë procesin e krijimit të një filmi shumë më të lehtë dhe se rezistenca ndaj këtij zhvillimi është e kotë.
Sipas tij, përparimi teknologjik nuk mund të ndalet dhe kinemaja duhet të përshtatet me ndryshimet që sjell e ardhmja. Lucas e krahasoi këtë proces me kalimin nga karrocat me kuaj te automobilat, duke theksuar se çdo teknologji e re fillimisht shoqërohet me frikë dhe kundërshtime.
Regjisori i njohur theksoi gjithashtu se inteligjenca artificiale mund të ketë një rol të rëndësishëm në identifikimin e përmbajtjeve të rreme dhe në verifikimin e origjinës së informacionit.
Megjithatë, Lucas nënvizoi se përgjegjësia për atë që krijohet dhe publikohet duhet të mbetet gjithmonë te njeriu. Teknologjia mund të ndihmojë, por vendimet dhe pasojat e veprimeve, sipas tij, duhet t’u atribuohen atyre që i marrin.