Bebe Rexha sqaron romancën me yllin e NBA-së
Written by radio wave on August 31, 2026
Bebe Rexha ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që e lidhin romantikisht me basketbollistin e NBA-së, Jordan Clarkson.
Këngëtarja shqiptare u pyet nga “TMZ Sports” gjatë qëndrimit të saj në New York, pas disa daljeve publike me Clarkson që kishin nxitur aludimet për një lidhje mes tyre.
Rexha e mohoi menjëherë mundësinë e një romance. Teksa po fotografohej me fansat, ajo bëri me kokë në shenjë mohimi dhe e përshkroi marrëdhënien me basketbollistin me vetëm një fjalë: “Miq”.

Spekulimet nisën gjatë verës, kur Bebe dhe Clarkson u shfaqën së bashku në disa aktivitete në New York. Ata kaluan kohë së bashku edhe gjatë një aktiviteti artistik me artistin Leopoldo Gout, ku basketbollisti u fotografua pranë këngëtares.
Më vonë, dyshja u shfaqën edhe në një event të “Vogue” në Rockefeller Center, duke bërë që vëmendja e fansave dhe mediave të kthehej te marrëdhënia e tyre.
Por duket se misteri ka marrë fund. Bebe Rexha ka bërë të qartë se mes saj dhe Jordan Clarkson nuk ka një lidhje romantike dhe se raporti i tyre është thjesht miqësor.
Kështu, pavarësisht daljeve të përbashkëta dhe fotografive që ndezën thashethemet, ylli i NBA-së duket se mbetet vetëm një mik i këngëtares.