Current track

Title

Artist

Dolly Parton përcillet në heshtje, mbesa e saj me mesazh prekës

Written by on August 31, 2026

Familja e Dolly Parton ka përcjellë këngëtaren legjendare në banesën e fundit, në një ceremoni private të zhvilluar të premten, më 28 gusht.

Mbesa e saj, Lainey Mae Parton, ndau në Instagram një mesazh emocional, ku shprehu dhimbjen për humbjen e artistes dhe figurës së rëndësishme familjare.

Lainey tregoi se Dolly kishte qenë gjithmonë një burim i madh mbështetjeje për të dhe se e kishte inkurajuar të ndiqte ëndrrat e saj pa u ndjerë kurrë e kufizuar.

Sipas mbesës, Dolly kishte një mënyrë të veçantë për t’i bërë të gjithë nipërit dhe mbesat të ndiheshin të dashur dhe të rëndësishëm. Ajo kujtoi veçanërisht besimin që këngëtarja kishte tek ajo, edhe në momentet kur vetë nuk arrinte të besonte te aftësitë e saj.

Lainey pranoi se ende e ka të vështirë të besojë se Dolly nuk është më pranë familjes. Ajo tha se do t’i mungojnë zëri, e qeshura, përqafimet dhe mbi të gjitha ndjesia se e kishte gjithmonë aty.

Dolly Parton u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Ajo u varros në Nashville, pranë bashkëshortit të saj, Carl Dean, me të cilin kishte ndarë 58 vite martesë.

Për familjen dhe miliona fansa në mbarë botën, largimi i Dolly Parton shënon fundin e një epoke, por trashëgimia e saj muzikore dhe ndikimi që pati te breza të tërë do të vazhdojnë të jetojnë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist