Current track

Title

Artist

SEAN DIDDY COMBS DO TË LIROHET NË MAJ 2028 – DETAJET E DËNIMIT QË TRONDITI BOTËN E SHOWBIZIT

Written by on October 28, 2025

Reperi dhe biznesmeni i njohur Sean Diddy Combs, një nga figurat më të fuqishme të industrisë muzikore amerikane, do të lirohet më 8 maj 2028. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Byrosë së Burgjeve në SHBA, ku aktualisht Combs po qëndron në një qendër paraburgimi në Brooklyn.

Megjithatë, burime brenda sistemit penitenciar theksojnë se artisti mund të transferohet në një tjetër institucion gjatë vuajtjes së dënimit të tij prej 50 muajsh.

Vendimi i gjykatës erdhi më herët këtë muaj, kur Combs, 55 vjeç, mësoi se do të kalojë katër vjet e dy muaj pas hekurave. Ai u urdhërua gjithashtu të paguajë një gjobë prej 500,000 dollarësh dhe të marrë pjesë në programe për trajtimin e problemeve të shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca.

Gjatë seancës dëgjimore, gjykatësi vlerësoi ndikimin pozitiv që Combs kishte pasur në komunitet si artist dhe sipërmarrës i suksesshëm, por theksoi se veprimet e tij të shkuara, përfshirë abuzimet e vazhdueshme nëpër festa të famshme, nuk mund të kalonin pa pasoja.

Ngjarjet që çuan në këtë vendim datojnë nga korriku 2025, kur Combs u shpall fajtor për dy akuza të rënda: transportim personash përtej kufijve shtetërorë me qëllim prostitucioni. Ai u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim qeniesh njerëzore dhe shantazh – akuza që mund t’i kishin sjellë burgim të përjetshëm.

Dënimi aktual prej 50 muajsh përfshin edhe periudhën që Combs ka kaluar tashmë pas hekurave që nga shtatori 2024, e cila do të llogaritet në kohën totale të dënimit.

Ky është një kapitull i errët për artistin që dikur sundonte listat muzikore dhe botën e biznesit, ndërsa bota e showbizit po e ndjek me vëmendje çdo zhvillim të ri në historinë e tij.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist