Current track

Title

Artist

Alex Warren rrëzohet gjatë koncertit, publiku shpërthen në reagime

Written by on September 7, 2026

Një moment i papritur ka ndërprerë për pak çaste performancën e Alex Warren në Melbourne, pasi këngëtari amerikan u rrëzua keq teksa po përpiqej të rikthehej në skenë.

Warren po performonte në Rod Laver Arena, në kuadër të turneut të tij botëror “Finding Family on the Road”, kur vendosi të afrohej me fansat dhe të kalonte mes turmës. Në një moment, ai tentoi të kapërcente një gardh për t’u rikthyer në skenë.

@damarelll

WHAT IS WITH MUSICIANS FALLING OFF THE STAGE IN MELBOURNE OMG @Alex Warren #alexwarren #melbourne #ordinary #concert @Warner Music Australia @Frontier Touring

♬ original sound – fauve ★

Këngëtari arriti të ngrihej, por vetëm pak sekonda më vonë u pengua në disa pajisje të produksionit dhe përfundoi përtokë. Rrëzimi shkaktoi reagime të menjëhershme nga publiku, ndërsa e gjithë skena u filmua nga fansat.

Në vend që ta kalonte në heshtje incidentin, 25-vjeçari vendosi ta ndajë vetë videon në rrjetet sociale dhe ta kthejë në një moment humori. “Më thanë të thyeja një këmbë para shfaqjes”, shkroi ai, duke iu referuar shprehjes së famshme angleze “break a leg”, që përdoret për t’u uruar artistëve fat para një performance.

Edhe fansat iu bashkuan humorit në komentet e videos, duke bërë shaka me mënyrën se si ndodhi rrëzimi. Postimi ka tërhequr mbi një milion pëlqime, duke e kthyer incidentin e koncertit në një prej momenteve më të komentuara të performancës së tij në Australi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist